Foto

Pavarësisht se shkencërisht uji i Glinës është studiuar për herë të parë vetëm në vitin 1939 nga profesori austriak Praushic në Universitetin e Gracit, ku edhe u vu re për herë të parë përbërja unike minerale e ujit, të parët tanë i kishin vënë re vetitë kurative nga përdorimi praktik i tij. Brez pas brezi, janë trashëguar gojëdhëna nga më të ndryshmet që vërtetojnë vlerat kurative të ujit.

Kurorti

Jo të paktë kanë qënë edhe vizitorët që në një mënyrë ose një tjetër kishin dëgjuar histori shërimi nga sëmundje nga më të ndryshmet falë konsumit të ujit Glina. Të shumtë kanë qënë ata që merrnin rrugën nga të gjithë trevat për të vizituar burimin në fshatin e vogël të Glinës, në jug- lindje të Gjirokastrës për të përfituar kështu nga vetitë kurative të ujit. Nga kjo mori shkas edhe krijimi i Kurortit Terapeutik të Glinës në vitin 1948. Vetëm katër vjet pas Luftës së Dytë Botërore, kurorti siç mund ta imagjinojmë nuk kishte kushtet më të mira. Ishin dy shtëpi të adaptuara në formën e një qendre kurimi me pak shtretër. Shfrytëzohej çdo vit vetëm nga data 1 prill deri në 15 nëntor me 10 turne që qëndronin nga 21 ditë secili. Kurorti i Glinës funksionoi rregullisht deri në vitin 1991 dhe kuroi mbi 15.000 të sëmurë dhe me të u trajtuan mbi 15 lloje diagnozash përmes positerapisë-konsumit të sasive të caktuara të ujit Glina të pasur me minerale në doza të përcaktuara për 21 ditë.

Studimet shkencore

Studimi i profesorit të Gracit ishtë vetëm pikënisja e shumë studimeve të kryera për Glinën duke e bërë kështu një nga ujërat e rrallë në botë për të cilin ekzistojnë studime mbi 80 vjeçare. Studime të shumta janë kryer më vonë nga institucione prestigjoze si Instituti i Mjekësisë Biokimike në Pragë, studimi nga dy profesorët e Universitetit të Shën Peterburgut dhe njëkohësisht Anëtarë të Komisionit të Ministrisë së Shëndetësisë së Bashkimit Sovjetik, Astashkina dhe Augustinshki prej nga vjen edhe konkluzioni i fuqishëm se Glina përmban gjithë tabelën e Mendelejevit, për të vijuar më pas me studimin nga Laboratori Qëndror Shtetëror i Tiranës dhe për të konkluduar me konfirmimin nga Instituti Kërkimor – Shkencor i Frankfurtit mbi qëndrueshmërinë minerale të ujit Glina përpara hapjes së fabrikës së Glinës. Më vonë uji i Glinës është studiuar nga ana mjekësore në mënyrë të detajuar dhe me vlera statistikore nga mjekë të ndryshëm vendas si Vangjel Zhapa, Telemak Laboviti, Tasim Karagjozi, Përparim Tepelena dhe farmacisti brilant Mihal Buda. Më vonë një sërë mjekësh kanë mbrojtur doktoraturën mbi studimin e vetive kurative të ujit Glina. Mjekët si profesor Mynyr Karagjozi, Shezai Braho, Rexhep Bregu dhe së fundmi studimi më i thellë, që ka një meritë shumë të madhe mban firmën e Dr. Thanas Naçi, i cili studioi për mbi 30 vjet vetitë kurative duke kuruar pacientët e tij me këtë ujë.

Kongreset Mjekësore

Studimet e mjekëve të mirënjohur të nefrologjisë Dr. Flamur Tartari dhe Dr.Thanas Naçi janë publikuar në një sërë kongresesh mjekësore mbi urologjinë dhe positerapinë brenda dhe jashtë vendit. Më i rëndësishmi prej tyre mbetet Kongresi i 5-të Mjekësor Mesdhetar, i mbajtur në 1998 në Samos të Greqisë, i cili konfirmoi vetitë kurative të ujit Glina ndërkombëtarisht. Një përmbledhje e detajuar e historikut, përbërjes dhe studimit me vlera statistikore dhe cilësore është publikuar nga Dr. Naçi në librin “Uji Mineral i Glinës, mrekulli e vërtetë e Natyrës”. Shkarko Librin Pdf Intervista e pasdite ne Top Channel: Dr. Flamur Tartari dhe Dr. Thanas Naçi.

Qëndrueshmëria

Uji i Glinës është analizuar rregullisht nga momenti i krijimit dhe funksionit të fabrikës deri në ditët tona nga institucione të ndryshme. Nga një studim në tjetrin e veçanta e ujit Glina qëndron në faktin se uji i Glinës ruan vetitë e tij fiziko-kimike tek të cilat nuk rezultojnë ndryshime të rëndësishme as gjatë viteve, as gjatë
stinëve dhe mbi të gjitha, ato nuk ndikohen nga ambalazhimi apo botilimi. Uji mineral i Glinës botilohet siç rrjedh nga burimi i tij natyror. Gazi karbonik jo vetëm që nuk i cënon, por përkundrazi ndihmon që vetitë fiziko-kimike, vetitë terapeutike, farmakologjike të ruhen të pacënuara dhe e bën me të këndshëm për
t’u shijuar.