Glina sot është me shumë se një produkt, është nje xhevahir i rrallë. Thënë kjo, duke ju referuar jo vetëm vlerave që ka si ujë mineral natyral, jo vetëm historisë unike që ka mundur të krijojë në kohë me ndryshime rrënjësore historike, politike dhe sociale, por mbi të gjitha si një brand i dashur që konsumatori e zgjedh dhe e rizgjedh me dashuri dhe besim të plotë duke e bërë pjesë të përditshmërisë së tij. Nuk mund të lëmë pa përmendur komunikimet e spikatura të brandit Glina.
Fushatat komunikuese të brandit kanë qënë përherë avangarde për kohën, burim diskutimi për marketerët dhe mjaft sfiduese në krijim. Eja, të shohim bashkë disa nga reklamat që kanë mbetur gjatë në memorje dhe kanë prekur zemrat e të gjithëve.
1999 – Me Glina jeta është vetëm një stinë
Glina krijon fushatën e parë të mirëfilltë të komunikimit ku i njëjti mesazh transmetohet në çdo kanal komunikimi: televizion, outdoor dhe print.
2010- Glina, uji që na bashkon
E denjë për një rekord Guiness, Glina fton të gjithë Shqiptarët në tryezën më të gjatë në Shqipëri.
2017- Glina, një jetë me ju!
Elementi i orës së krijuar me tapën modeste të Glinës, prek momentet kyç të jetës nga fëmijëria, flirti i parë, propozimi për martesë dhe kurorëzohet tek tryeza familjare duke ilustruar rrugëtimin e një jete të shoqëruar nga Glina.
2022- Glina, 50 vjet së bashku
Pas 50 vitesh histori Glina luan një lojë brezash, ajo është sërish e ftuar në tavolinën familjare dhe prek nga afër gëzimet dhe sfidat e jetës reale shqiptare.