Filma dhe Freski me Aranxhata

Filma dhe Freski me Aranxhata

27 Jun 2025

Çdo ditë nga 27 qershori deri më 30 shtator, Aranxhata ju pret në zemër të Tiranës në Open Air

Nga data 27 qershor deri më 30 shtator, Aranxhata nga Glina është pjesë e një prej eksperiencave më të bukura të verës në Tiranë – Open Air Tirana. Një hapësirë dedikuar argëtimit, kulturës dhe relaksit, ku çdo pasdite dhe mbrëmje merr jetë përmes filmave, muzikës dhe atmosferës së ngrohtë që sjell vera në qytet. Ju mirëpresim të gjithëve në Open Air Tirana për t’u argëtuar, për të krijuar kujtime dhe për të shijuar çdo ditë të verës me Aranxhatën pranë.