intro foto

50 vjet së bashku

Burimi i Glinës është më i lashti dhe më i famshmi në Shqipëri. 

Shkencërisht ky ujë është studiuar për herë të parë nga shkencëtarët Austriakë Pralishic (Profesor në Universitetin e Gracit në Austri) në vitin 1939. Më pas janë bërë edhe studime të tjera më të detajuara.
Në vitet ’60 pranë burimit të ujit mineral Glina u vendos një qendër spitalore e cila shërbente kryesisht për trajtimin terapeutik dhe kurimin e të sëmurëve me urolitiazë. Deri në vitet ’90 ky spital funksionoi në mënyrë të rregullt dhe rezultatet ishin shumë pozitive.